Nëna hedh fëmijët nga kati i 15-të

Riampkova Galina u arrestua menjëherë pas incidentit dhe pritet që t'i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik. Gjatë hetimit gruaja ka thënë se nuk mund t'i duronte më fëmijët dhe se "kishte vendosur për t'i hequr qafe".
Pamjet që kanë filmuar kamerat e sigurisë së ndërtesës janë tronditëse.
Duket gruaja gjakftohtë para se të kryejë krimin, si dhe fëmijët fatkeq, që luanin në korridor të qetë, pak minuta para vrasjes.
Një njeri e ndjek gruan dhe përpiqet të bisedojë me të, ndoshta për të parandaluar atë që do të ndodhte. Momenti më tronditës në video është kur njeriu del në rrugë, ku sheh fëmijët në sekondat e fundit të jetës. Pavarësisht nga përpjekjet e njerëzve të pranishëm, fëmijët vdiqën para mbërritjes së ambulancës.
Policët, shpjeguan se Riampkova Galina ishte mërzitur me fëmijët, të cilët jetonin me të dhe nuk shkonin në kopsht dhe shkollë.