284 mijë të vdekur nga virusi H1N1 në vitin 2009

Në një studim të ri u theksua se epidemia e gripit të derrit H1N1 e vitit 2009 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 284 mijë njerëzve – një shifër kjo 15 herë më e lartë se numri zyrtar i vdekjeve i raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Studimi i botuar në Revistën Mjekësore Britanike Lancet për Sëmundjet Infektive thotë se numri aktual i vdekjeve mund të arrijë madje deri në 575 mijë persona.
Studimi i udhëhequr nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se numri zyrtar u vdekjeve u bazua vetëm në rezultatet laboratorike.
Sipas studimit, shumë viktima të gripit të derrit kanë jetuar në vende ku nuk ka laboratorë mjekësore.
Studimi gjithashtu thotë se virusi i gripit të derrave jo gjithmonë mund të zbulohet pasi viktima vdes.
Shkencëtarët thonë se 51 për qind e vdekjeve të gripit të derrit kanë ndodhur në Afrikë dhe Azinë Juglindore.