E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna ime falënderon Zotin për divorcin tim

Katy Perry ka treguar se nëna e saj e falënderon Zotin çdo ditë për divorcin e saj nga Russell Brand.

Këngëtarja e hitit “Firework” i ka thënë “The Sun” se prindërit e saj shumë religjioz Keith dhe Mary Hudson kanë qenë falënderues për ndarjen e saj nga komiku britanik.

“Jam pro martesave homoseksuale dhe jam për barazi në mes të gjinive. Nëna ime e falënderon Zotin çdo ditë për divorcin tim”, ka thënë ajo.

Katy dhe Russell ishin martuar në një ceremoni në Indi në tetor të vitit 2010 por ishin ndarë 14 muaj më pas./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›