E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankand për vathët e Gina Lollobrigida (FOTOT)

Një ankand rekord është zhvilluar për vathët e Gina Lollobrigida, të cilët u shitën nga Sotheby's në Gjenevë të Zvicrës për 2.39 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i vlerës që mendohej. 

Ky ishte çmimi më i rëndësishëm për një seri bizhuterish të linjës Bulgari që i përkisnin aktores, prej të cilëve u fituan 4.9 milionë dollarë.

Çmimi i paguar për vathët me perla dhe diamantë të aktores seks simbol të viteve ‘50, e kaloi atë të regjistruar në vitin 2011 për një bizhuteri të ngjashme që i përkiste aktores Elizabeth Taylor.

Mes objekteve në shitje janë edhe dy byzylykë diamanti me vlerë 789.356 dollarë, të cilët i kaluan parashikimet.

Një pjesë e të ardhurave nga shitja do të shkojë për të mbështetur kërkimet lidhur me qelizat kancerogjene.

Gina Lollobrigida, e informuar për rezultatin e ankandit u ndje shumë e lumtur që argjendaritë e saj mund të kontribuojnë për një kauzë të drejtë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›