Nenad Cvetkovic zgjidhet kryetar iParteshit
PRISHTINE- Në komunën e re të Parteshit në procesin e balotazhit për kryetar ka fituar Nenad Cvetkovic, nga Iniciativa Qytetare "Zaviçaj".
Ndërkohë rivali i tij, Todor Mirkovic, nga Lista Unike Serbe, ka fituar 42% të votave. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Cvetkovic nga Iniciativa Qytetare "Zaviçaj" kishte fituar 47.68 për qind të votave, ndërsa Mirkovic nga Iniciativa e Listës së Bashkuar Serbe (JSL) kishte fituar 25.46 për qind të votave. Ndërsa të drejtë vote kanë pasur 3.508 votues.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës në Partesh, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 55%, kanë njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe organizatat joqeveritare.
Kështu nga 3508 qytetarë më të drejtë vote, 1919 kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Nga 1760 votave të vlefshme, kandidati Todor Mirkovic ka marrë 745 (42%), ndërsa kundërkandidati i tij Nenad Cvetkovic ka marrë 1015 (58%).
Parteshi është njëra nga komunat e reja me popullatë shumicë serbe në Kosovë, që është formuar sipas planit Ahtisari.
Më 20 qershor, në raundin e parë të zgjedhjeve, janë zgjedhur 15 këshilltarë të Kuvendit Komunal nga 5 iniciativa qytetare dhe subjekte politike. Me këto zgjedhje, të parat që organizon Qeveria e Kosovës në këtë lokalitet të banuar me serbë, e krijuar komunë e re sipas Planit të Ahtisaarit mbi decentralizimin, Parteshi fiton statusin e Komunës, duke çuar në tre numrin e komunave të reja në Anamoravë.
(d.b/BalkanWeb)