Greqi, vritet me 20plumba gazetariinvestigativ
ATHINE-Një gazetar investigativ është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku nga persona të panjohur. Agjencia e lajmeve ANSA njoftojn se gazetari dhe drejtori i stacionit të radios “Thema 9.89” Sokratis Golias u vra këtë mëngjes rreth orës 05:25 pak metra larg banesës së tij.
Sipas njoftimeve të para, dyshohet se një person e ka thirrrur Goliasin nëpërmjet cetofonit të shtëpisë dhe e ka ftuar të zbresë ta takojë jashtë banesës. Jashtë banesës, sipas disa dëshmitarëve, 3-4 persona pasi kanë parë gazetarin jashtë banesës e kanë qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur ën vend. Policia bën të ditur se gazetari gjeti vdekjen pasi u qëllua së paku me 20 plumba. Policia ka nisur hetimet dhe nuk ka përjashtuar nga pistat e hetimit as pistën e një akti të mundshëm terrorist por as atë të një vrasjeje mafioze.
Golias ishte një ndër gazetarët më të njohur invetigativ në Greqi.
(d.b/BalkanWeb)