E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Presidenti i Kosovës ngushëllon Topin

Ndërsa Shqipëria e ka shpallur sot dite zie kombëtare, presidenti i republikës, Bamir Topi, ka marre një telegram ngushëllimi nga homologu kosovar, Fatmir Sejdiu. Ne këtë letër, zoti Sejdiu shpreh ngushëllimet e sinqerta për 14 viktimat e shënuara nga ky aksident tragjik. "Ky lajm është përjetuar me pikëllim te thelle kudo ne Kosovë. Prandaj, ne këtë dite zie për te gjithë ne, shpreh solidaritetin e plote te popullit te Kosovës me te gjithë te prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjaret e viktimave, me mbare popullin shqiptar," thuhet ne telegramin e Sejdiut. Ne vitin 2004, edhe Kosova shpalli dite zie pasi ne datën 14 tetor te atij viti, ne te njëjtin aks, Pukë - Fushe Arrëz, një autobus me 50 persona qe vinin nga Kosova, u rrezua ne humnere. Edhe ne këtë aksident, numri i viktimave ishte po 14, ndërsa shume te tjerë u plagosen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›