E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikimi i buxhetitnë Kuvend, sotvotimi në parim

TIRANE- Parlamenti do të zhvillojë sot paradite seancën maratonë “Për buxhetin e vitit 2010”. Parashikohet votimi në parim i këtij projektbuxheti, ku mbi të gjitha shoqërohet me debate nga ana e deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Ndryshe nga herët e tjera, ky buxhet i rishikuar parashikon ulje drastike të shpenzimeve në masën 25 për qind dhe më shumë në sektorët jetikë të vendit, si shëndetësia, arsimi dhe në infrastrukturë.

Parashikohet që vetëm Ministrisë së Brendshme t’i ulen 25 për qind fondet e shpenzimeve dhe të investimeve. Ky dikaster ka në varësi dhe pushtetin vendor. Ndërsa shëndetësisë dhe arsimit i priten fondet në masën 22 për qind. Fondet e buxhetit social ndërpriten në masën 1 miliard lekë të reja. Në Ministrinë e Bujqësisë do të shkurtohen në masën 31 për qind shpenzimet.

Qeveria ka ndërmarrë shkurtimin e shpenzimeve me qëllim që t’i paraprihej efektit të krizës globale, por opozita e ka cilësuar buxhetin e ri, si të krizës ekonomike që po përjeton vendi.

Socialistët në komisionin parlamentar të Ekonomisë kanë kërkuar zhvillimin e seancave dëgjimore me drejtues të institucioneve shtetërore si të Tatimeve, Doganave, për të dhënë sqarime në lidhje me realizimin e të ardhurave. Por, një gjë e tillë është refuzuar nga ana e maxhorancës me argumentimin se buxhetin e mbron ministri i Financave, i cili mbron politikat fiskale të qeverisë dhe se drejtorët mbrojnë vetëm çështjet teknike në realizimin e të ardhurave.
(s.g/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›