E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëndega e PDK-së në Zabel të Ulët ndahet ne dysh

Zgjedhjet brenda PDK-së në Drenas, kur edhe po i ofrohet fundit të zgjedhjeve ne seksione e nendegë, po vazhdojnë me probleme e përçarje të mëdha. Pas grushtimeve në Çikatovë të Re, ku dy persona janë lënduar, problem të tjetër ka ndodhur edhe në Zabel të Ulët, ku janë mbajtur dy palë zgjedhje partiake të PDK-së, raporton koha.

Njëra palë e banorëve të fshatit ka mbajtur zgjedhjet në sallën e kulturës në Drenas, e që i ka drejtuar kryetari i nendëgës së Komoranit, Bislim Zogaj, por pa kryetarin e seksionit të fshatit, Blerim Buqinca, ndërsa pala tjetër në shkollën e fshatit me praninë e kryetarit të seksionit e që i ka drejtuar Izet Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›