E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i kontrollon hollësisht veturat e udhëtarët në Jarinjë

Serbët e kanë kaluar natën në Jarinjë, dhe thonë se do të mbesin aty deri sa të mos marrin garanci me shkrim nga kreu shteëtor i Serbisë se kontrolli i integruar pikëkalimeve kufitare nuk do të thotë kufi mes Serbisë e Kosovës, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton koha.

Kryetari i Leposaviqit, Dragisha Vasiq, i ka thënë Tanjugut se ata duan garanci me shkrim se çfarë është domethënia e kontrollit të integruar të pikëkalimeve.

Njoftohet se komunikacioni përmes Jarinjës megjithatë nuk është bllokuar dhe se aty pritjet s’janë më të gjata se gjysmë ore. Ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e policisë së EULEX-it bëjnë kontrollin e hollësishëm dhe të rreptë të veturave dhe të udhëtarëve në disa vende./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›