“Nënë Tereza dëshmi e kulturës shqiptare”
27/08/2010 Përvjetori i lindjes, Presidenti Topi prezanton projektin “Rruga për Paqen”
Nisma mbështetet nga Bashkia e Tiranës dhe Unioni për Paqen
Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi, prezantoi dje projektin “Rruga e Mijëvjeçarit për Paqen” në nderim të kujtimit të Nënë Terezës, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj. Projekti vjen si një nismë e Kryetarit të Shtetit në bashkëpunim me Unionin për Paqen dhe Bashkinë e Tiranës. Për ndërtimin e “Rrugës së Paqes” tek Liqeni Artificial i Tiranës do të vendosen gurë që mbajnë firmën e shumë Presidentëve nga mbarë bota, si simbolikë e vullnetit të tyre për paqen dhe tolerancën. Në mjediset e Presidencës u zhvillua një ceremoni e posaçme, ku ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, Kryetari i Unionit për Paqen Xhanfranko Kosta, personalitete të kulturës, etj. Në fjalën e tij kreu i shtetit e cilësoi figurën e Nënë Terezës një dëshmi të kulturës së popullit shqiptar. “Nënë Tereza është një dëshmi se me çfarë kulture të lartësuar është i pasur populli shqiptar, i pasur jo vetëm me inteligjencë të rrallë, me kurajë të jashtëzakonshme, por edhe me virtyte të mëdha njerëzore, me humanizëm të thellë, me ndjenjën e fisnikërisë e mëshirës në kuptimin më të madh të kësaj fjale”, - theksoi Presidenti Topi. Duke iu referuar veprave të shenjtores, ai tha se kemi të drejtë të krenohemi me figurën e saj. “Ky përvjetor, ne bashkëkombësve të Nënë Terezës na flet shumë që të mos harrojmë porositë që ajo na la, porositë që i la njerëzimit; të ecim në rrugën e paqes, harmonisë e bashkëjetesës si në të vetmen rrugë të përshkueshme. Kështu kemi më se të drejtë të krenohemi për shqiptarësinë e saj dhe të identifikohemi në botë si të sajët dhe ta quajmë me plot gojë e krenari atë si tonën”, - vijoi Presidenti. Të pranishmit u përshëndetën dhe nga Kryetari i Unionit për Paqen, Xhanfranko Kosta, i cili shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që do të punojnë për këtë iniciativë. Ndërsa kryebashkiaku Rama në vlerësim të figurës së Nënë Terezës, iu referua shprehjes së njërit prej Sekretarëve të Kombeve të Bashkuara, Perez de Kuelarit, i cili ka thënë se “Kombet e Bashkuara janë Nënë Tereza dhe Nënë Tereza është Kombet e Bashkuara. Nënë Tereza është paqja në botë”.