E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë Tereza në Detroit, monumenti i bronxtë do vendoset në 26 gusht

Skulptori gjirokastrit me banim në Ohaio të SH.B.A Vasiliev Nini është në përfundim të monumentit të Nënë Terezës i cili do të vendoset në Detroit në mjediset e katedrales së komunitetit shqiptaro- amerikan atje. Shtatorja e cila tanimë ndodhet në fonderinë e Tiranës në procesin e derdhjes në bronx është në përmasat 200 x80x60. Shtatorja do të vendoset me ceremoni nderimi në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës në datën 26 Gusht.

Kjo shtatore e vlerësuar dhe nga drejtuesit e Ministrisë sonë të Kulturës vjen si rezultat i një pune të nisur që prej vitit 1996 mbi nobelisten me origjinë shqiptare dhe të vijuar me monumentin e Nënë Terezës në një prej Katedraleve katolike të Kosovës. Duke jetuar ndërmjet Tiranës dhe Ohajos me bashkudhëtaren dhe bijën e tij,Vasiliev Nini ish-pedagog i skulpturës në Akademinë e Arteve të Tiranës tanimë ka afro 20 vepra të vendosura në disa nga universitetet, stadiumet, muzeumet, katedralet dhe koleksione private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›