E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës, analizon punën për 6 mujorin e parë

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka zhvilluar sot analizën e punës për 6 mujorin e parë të vitit 2010. Në këtë analizë morën pjesë Zv.Prokurori i Rrethit Tiranë Z.çato, Zv.Drejtori i Përgjithësh i Policisë së Shtetit Z.Kolicaj, Zv.Drejtori i Përgjithshëm për Rendin e Sigurinë Publike Z.Fjora si dhe drejtues e punonjës së Policisë së Tiranës.
Në fjalën e tij, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Hetimin e Krimit Z. Agron Kulicaj, evidentoi disa nga prioritetet kryesore të punës për vitin 2010 siç janë: rritja e nivelit të luftës kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, - rritja e standardeve të policimit duke synuar rritjen e sigurisë dhe cilësinë e rendit etj.

Krahas të tjerash ai theksoi, - se dhe ndryshimet në strukturë e riogranizimin në personelin e Policisë, u ideuan dhe u realizuan për të sjellë cilësi më të lartë në Policinë e Shtetit, për të bërë të mundur përzgjedhjen e personelit e për të vlerësuar individët e aftë profesionalisht, si dhe kryerjes me cilësi të punës, si në drejtim të krimit të organizuar ashtu dhe në drejtim të forcës më të lartë zbuluese, kryesisht për krimet kundër pronës.

Më tej, Z.Kulicaj theksoi, se një shqetësim i veçantë për policinë në përgjithësi, këtë vit kanë qënë vjedhjet e pronës, të cilat vazhdojnë të jenë problematike për zona të caktuara, sidomos vjedhjet e banesave, bankave, vjedhjet e lokaleve. Ne, kemi parashikuar për në vazhdim të këtij viti, një ndryshim të strategjisë së luftës kundër krimit të pronës me qëllim rritjen e rezultateve në këtë drejtim. Ndryshimi strategjisë do të përfshijë parashikimin e gjithë opsioneve të mundshme për përmirësimin e manaxhimit të drejtimit të punës kundër krimeve ndaj pronës.

Ndërkohë nga drejtoria e policisë së Tiranës bëhet e ditur se gjatë këtij 6 mujori në territorin e Qarkut Tiranë janë referuar 2764 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2264 prej tyre, ose 82% e tyre. Sipas policisë së Tiranës në këtë veprimtari janë përfshirë gjithsej 2757 autorë, ndaluar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 671 autorë, proceduar në gjendje të lirë 1945 autorë, janë shpallur në kërkim 141 persona, ndaj të cilëve po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›