E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Kosova kërkon hetim ndaj Carla Del Pontes

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të kërkojë hetime të pavarura kundër ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte.

Në këtë njoftim përmenden hetimet ndah Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse gjithmonë me besimin e plotë në pafajësinë e z. Ramush Haradinaj, në luftën e pastër të UÇK-së, por edhe të gjykuarve të tjerë të këtij Tribunali- akuzat e pabazuara ndaj z.Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së të gjithë të shpallur të pafajshëm, ka qenë gjithnjë mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e punës së këtij Tribunalit” njofton qeveria.

Njoftimi vazhdon: “Kjo është bërë pikërisht për të vërtetuar për të shumtën herë, nga instanca më e lartë, që këta persona dhe kjo luftë kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë mendimin që kjo tolerancë është abuzuar nga ish Kryeprokurorja e këtij Tribunali, znj. Carla del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht që akuza e ngritur kundër z. Haradinaj ishte e pambështetur me prova të cilat mund të çonin në dënimin e tij.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës është përmendur edhe raporty i Dick Martyt dhe aktivitet e Del Pontes janë quajtur fabrikime fantastiko shkencore.

"Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet kompetnte ndërkombëtare që të fillohen hetime kundër znj. Carla del Ponte për keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore në rastin Haradinaj, rastin Limaj e tjere ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko-shkencore të karla del Pontes lidhur me akuzat e Dick Mmartit e më gjerë.Duke i njohur autorizimet dhe privilegjet e saja ligjore, Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë mendimin se këto autorizime dhe privilegje janë tejkaluar dhe keqpërdorur deri në atë masë sa ka lejuar ngritjen e aktakuzave krejtësisht të pabaza, tendencioze e të kundërligjshme, duke çuar kështu në burgosjen dhe njollosjen e karaktereve të shumë figurave të çmuara politike të Republikës së Kosovës, si dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës" vazhdon komunikata. 

Ata kanë bërë thirrje që hetimet të fillojnë sa më shpejt. "Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Tribunalit dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare OKB-së që dhe të fillojë hetimin e veprimeve të saja të kundërligjshme të cilat në çdo situatë do të arsyetonin zhveshjen e saj nga privilegjet që ajo do të gëzonte normalisht si Prokurore" përfundon njoftimi i Qeverisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›