Nenkalimet ne Lushnje pengese per banoret
Se cilin funksion kryejnë këto tip tunelesh te mbushur me ujë, duhet ta dine vetëm ata qe I kane ndërtuar.
Banoret e zonës i njohin për nënkalime, por kur ka reshje niveli i ujit ne to shkon deri 50 cm.
Lidhja e 5 mije banoreve te fshatarëve te komunës Kolonje përgjatë autostradës Lushnje- Fier, është ndërprerë.
Fshatareve iu duhet te përshkojnë 5 km te tjera për ne destinacion.
Ndërtimi i autostradës Lushnje- Fier nuk kishte ne projekt nënkalimet. Pare si te domosdoshme për qarkullimin e banoreve, ato u ndërtuan pa asnjë plan nga komuna kolonje, si edhe nga bizneset e zonës. Mungesa e kanalizimeve ne to bene te mbushen me uje përgjatë gjithë stinës se dimrit. Deri tani nuk shikohet te këtë një zgjidhje.