Vendimi arrest me burg per bashkeshortin dhunues

Seanca për caktimin e masës së sigurisë të bashkëshortit dhunues në Korçë është zhvilluar në kushte jo të zakonshme. Masa e sigurisë arrest me burg për 34 vjecarin Olsi Iljazin i cili tre ditë me parë dhunoi me mjete të forta bashkëshorten e tij shtatzënë është dhënë në ambientet e spitalit të Korçës ku i pandehuri është duke u trajtuar pas tentavës për ti dhënë fund jetës. Akuza ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg ndërsa mbrojtja për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësorë të 34 vjeçarit ka kërkuar caktimin e një mase më të lehtë sigurie. Pasi ka dëgjuar palët gjykata ka vendosur të lërë në burg 34 vjeçarin i cili akuzohet për veprën penale të dhunës në familje.