Nënkampionët, sa shumë gola të pësuar!

Bardhelutë e Tiranës, pavarësisht se qëndrojnë në vend të parë, kanë një golavarazh problematik, pasi përvecse kanë shënuar më shumë gola se cdo skuadër tjetër, kanë pësuar në të njëjtën kohë më shumë gola se cdo skuadër tjetër e madhe e vendit. 28 gola të shënuar kundrejt 17 të pësuar, tregojnë qartë për problemet e shumta të ekipit kryeqytetas, pavarësisht se në gjirin e saj luajnë më të mirët e Superligës. Po të krahasohet me Teutën (10), Partizanin (11), Elbasanin dhe Vllazninë (13), del qartë se Tirana ka pësuar jashtëzakonisht shumë gola, të cilët janë sfumuar deri diku nga numri më i madh i golave të shënuar. Nga ky golavarazh mund të konkludohet se bardheblutë kanë sulmin më të mirë të Superligës dhe një ndër mbrojtjet më të dobëta të saj. Madje vetëm tre ekipe kanë pësuar më shumë se Tirana, Apolonia (26), Kastrioti (22) dhe Shkumbini (18), ndërkohë që Flamurtari ka pësuar po kaq sa Tirana (17). Deri tani, Salihi me 11 gola dhe Sinani me 9 gola përbëjnë 2/3 e golave të Tiranës të shënuar në 13 javë kampionat. Pjesa tjetër e skuadrës ka shënuar 8 gola.
Adriatik Balla
(Metropol Sport)