Nënkryetari i KLD-së prezanton kryetarin e ri të gjykatës
12/07/2009 Artan Zeneli, tashmë në rolin e kreut të gjyqtarëve ka vizituar sallat e gjyqit si kryetar
Ai u votua me 7 vota pro në mbledhjen e fundit të KLD-së si drejtues i gjykatës
Kryetari i sapoemëruar për gjykatën më të madhe në vend atë të Tiranës, Artan Zeneli, prezantohet dje para kolegëve dhe vartësve nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu. Prezantimi u bë në orët e para të mëngjesit në sallën e madhe të gjyqeve në gjykatën e Tiranës në pjesën civile të saj. Pas prezantimit Spahiu bëri një përsëritje të punës së gjyqtarit Zeneli duke iu kujtuar atyre se ishin koleg të vjetër dhe se të gjithë e njihnin punën e tij në këtë sektor. Artan Zeneli, tashmë në rolin e kreut të gjyqtarëve, ka vizituar sallat e gjyqit jo si avokat, por si kryetar. Prezantimi i sallave të gjyqit u bë nga kancelari Ilir Sauli. Pas prezantimit në gjykatën civile, Artan Zeneli ka vizituar ambientet edhe në Gjykatën Penale. Ai është njohur me sallat e gjyqit dhe me problematikat që kanë aktualisht gjyqtarët për vazhdimin në mënyrë të rregullt të proceseve gjyqësore. Artan Zeneli u votua me 7 vota pro në mbledhjen e fundit të KLD-së për të qenë drejtues i gjykatës së Tiranës. Përballë tij ishin kandidatura e Manjola Bejlerit, Petrit Çomos dhe Aleksandër Salatit.
A. Çuka