Nënkryetari i KLD sot "beteja", shyhet për në mesditë zgjedhja
TIRANE-Parashikohej të ishte një ‘betejë’ mbledhja e sotme e KLD dhe e tillë rezultoi të ishte.
Debate të shumta ka patur në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku anëtarët e KLD të mazhorancës kërkuan që zgjedhja e nënktryetarit të KLD të bëhet pas zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës që është dhe kryetari i KLD. Por kjo u kundërshtua nga pjesa tjetër e anëtarëve të KLD që theksuan se zgjedhja e emrit të këtij posti duhet të kryhet sot.
Gjate kesaj mbledhje, Komisioni i verifikimit të KLD pranoi sot si anëtar të Këshillit Elvis Cefën, emrin e votuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pas pranimit si anëtar të Cefës, KLD vazhdoi me rendin e ditës dhe një prej anëtarëve, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkesa e tij u refuzua nga Presidenti i vendit Bamir Topi në cilësine e kryetarit të KLD.
Mbledhja nisi rreth ores 10:00 paradite menjehere pas mberritjes ne institucion te Presidentit Bamir Topi qe eshte dhe kreu i KLD. Nderkaq mbledhja vijoi me dyer te mbyllura per 1 ore e 30 minuta per tu nderprere me pas.
Kjo eshte mbledhja me e rendesishme pergjate 4 viteve te fundit te KLD pasi pritet te zgjidhet nenkryetari i KLD pas doreheqjes qe dha Kreshnik Spahiu.
Dy janë emrat që përfliten si kandidatë që do të propozohen sot nga kreu i shtetit për emërim në detyrën e nënkryetarit të KLD.
Ish-kreu i gjykatës së Krimeve të rënda Dritan Hallunaj dhe ish gjyqtari i Tiranës Ilir Mustafaj janë emrat e përfolur si kandidatët e mundshëm që do të propozohen nga presidenti i Republikës në mbledhjen e sotme.
Ora 11:40-Shtyhet zgjedhja e nënkryetarit të ri të KLD, u kerkua heqja nga rendi i dites, zgjedhja e nenkryetarit
Mbledhja e KLD eshte nderprere rreth ores 11:30 minuta per te nisur serish ne oren 12:30 duke shtyre keshtu dhe zgjedhjen e emrit qe do zere vendin e nenkryetarit te KLD. Tre anëtarë të KLD kanë kërkuar të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e nënkryetarit të KLD. Kërkesa u bë nga Eduard Halimi, Neshat Thana dhe Lefter Lleshi. Kerkesa u hodh poshte me votim nga KLD. Nuk dihet shkaku i shtyrjes se mbledhjes por pritet qe debatet te vijojne gjate mesdites.
Ora 10:50-Mbledhja, diskutohet zgjedhja e nën/kryetarit të ri të KLD, 2 emrat
Në vijim të mbledhjes ka nisur shqyrtimi i 2 kandidaturave për postin e lënë bosh pas largimit të Kreshnik Spahiut. Dy emrat e përzgjedhur për postin e nënkryetarit të KLD janë Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj.
Ora 10:45-Verifikohet mandati i Elvis Cefes, hidhet poshte kerkesa e Halimit
Mbledhja nisi me verifikimin e mandatit të Elvs Cefës të votuar pak ditë më parë në Parlament si anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për Cefën ka patur debate të ashpra, sidomos për mënyrën e votimit në Kuvend. Ne mbledhjen e sotme sipas rendit te dites, KLD ngriti nje komision me tre anetare per verifikimin e mandatit te Cefes. Ky komision pas verifikimeve deklaroi plotesimin e kushteve ligjore duke i dhene mandatin e anetarit te KLD-se, Elvis Cefes.
Ora 10:30-Halimi: te hapen dyert per median! KLD e hedh poshte
Nderkaq Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Por, kërkesa e tij u rrëzua nga Presidenti Topi.
2 kandidate
"Gazeta Shqiptare" ka mundur të mësojë se, në pikën e parë të rendit të ditës është vendosur të shqyrtohet pikërisht zgjedhja e nënkryetarit të ri të Këshillit, që ndryshe nga sa më parë, këtë herë do të çojë në një përballje të fortë mes Presidentit dhe përfaqësuesve të qeverisë në KLD. Kreut të shtetit do t'i duhet këtë herë të luftojë për të siguruar votat për miratimin e emrit që do të propozojë për numrin dy të Këshillit. Natyrisht që kandidatura e tij nuk duket se do të pritet mirë, pasi zgjedhja e Elvis Çefës, si anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duket se është bërë pikërisht që ky i fundit të marrë dhe postin e nënkryetarit. Burime të rezervuara për "GSH" thanë se emri i parë që do të propozojë z.Topi për nënkryetar të KLD-së është Ilir Mustafaj, që vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë. Mustafaj është anëtar i Gjykatës së Tiranës, i cili ka spikatur për cilësitë e tij profesionale, por zor se mund të "rrëmbejë" votat e nevojshme nga kolegët e tij në KLD-së për t'u ngjitur deri në postin e nënkryetarit. Madje, ka zëra që thonë se Mustafaj do të tërhiqet vetë nga gara edhe pse emri i tij do të shqiptohet nga Bamir Topi.
Burime nga PD-ja thanë për "GSH" se ka dy skenarë për bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të KLD. Varianti i parë është përpjekja për të bindur të zgjedhurin e Topit që të refuzojë kandidimin dhe i dyti është më i thjeshtë: ai do të rrëzohet me votat e shumicës së anëtarëve të KLD. Megjithatë, fakte të tilla pritet të konfirmohen gjatë mbledhjes së sotme. Nëse dështon me marrjen e votave të nevojshme për emërimin e z. Mustafaj, si numri dy i KLD-së, kreu i shtetit ka edhe emrin rezervë për një post të tillë. Dritan Hallunaj, gjykatës i Krimeve të Rënda, i cili është zgjedhur si anëtar nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, do të jetë propozimi i radhës i Presidentit që nuk dihet nëse do të mundet të sigurojë votat e nevojshme që të jetë në postin e nënkryetarit të Këshillit. Por çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Këshillit? Propozimet e Presidentit natyrisht do të prodhojnë debate të forta dhe me shumë gjasa përfaqësuesit e mazhorancës do të lëvizin të gjithë "gurët" për të bllokuar zgjedhjen e nënkryetarit të ri të Këshillit.
(d.b/BalkanWeb)