Komisioni i Ekonomise miraton pr/ligjin për akcizat, opozita kundër
TIRANË- Akciza nuk do të mblidhet dhe menaxhohet më nga administrata tatimore, por nga doganat. Komisioni i ekonomisë miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës pr/ligjin për akcizat, i cili parashikon një ndryshim tërësor të procedurave dhe mënyrës sesi do të mblidhet kjo taksë.
Drafti parashikon që duke filluar nga 1 korriku, akciza të menaxhohet vetëm nga doganat, si për mallrat e importit, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend Projektligji nuk parashikon ndryshim në nivelin e akcizave, por menaxhim nga dohgat në rrugë elektronike. Gjithashtu, do të ketë rregulla të reja për pagesën e saj.
Drafti i ri për akcizat, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ka ngjallur kundërshti nga përfaqësues të biznesit. Sipas tyre, pr/ligji në disa nene nuk përfaqëson nismën e qeverisë në mbrojtje të biznesit vendas, duke parashikuar dispozita që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës.
(el.me/BalkanWeb)