Burrel, ujërat e zeza të burgut ndotin zonën përrreth
BURREL- Ujërat e zeza që dalin nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e lagjes pranë këtij burgu.
Banorët ankohen se ujrat e zeza që dalin prej rrethimit të këtij institucioni të dënimeve përfundojnë në rrugën kryesore që lidh qytetin e Burrelit me disa fshatra të komunës Komsi duke përbërë rrezik për përhapjen e sëmundjeve.
“Problem shqetësues për të gjithë komunitetin kur kalojmë se ka ndotje. Dhe është shumë problem për fëmijët dhe të rriturit. Ujërat dalin nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit dhe derdhen direkt në rrugë.”,- shprehet një banor i shqetësuar.
Një pjesë e ujërave të zeza sipas banorëve përfundojnë në arat e tyre, ndërkohë që më problematike është situata bë periudhën e verës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Burrel, ujërat e zeza të burgut ndotin zonën përrreth