E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli vizitë zyrtare në Japoni

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u nis për një vizitë zyrtare në Japoni, me ftesë të homologut të saj, Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Takahiro Yokomichi.

Gjatë vizitës së saj, kryeparlamentarja do të pritet në takim nga homologu Yokomichi, me të cilin do të japë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, për të vijuar me takimet e veçanta me zv/Guvernatorin e Mijagit, Masahiro Wako, si dhe kryetaren e Bashkisë së Sendait, Emiko Okuyama.

Axhenda e kryetares Topalli në Japoni përfshin dhe vizitën në kompaninë e njohur SONY, si dhe kompani të tjera, ku do të ketë mundësinë të promovojë potencialet investuese shqiptare, si dhe t'i ftojë këto kompani të investojnë në projekte ambicioze në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë gjithashtu një takim me Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, Kenji Hirata, e më pas një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase.
Gjatë kësaj vizite, Topalli do të vizitojë dhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 Marsit të vitit 2011, në Higashi Matsushima.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›