E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënkryetari i Komunës Prishtinë: PDK-ja e ka trajtuar keq kryeqytetin

hotiPrishtinë- ‘Indeksonline’ raporton sot se nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, ka thënë se në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit qytetarët do ta rikonfirmojnë besimin e LDK-së edhe për një mandat tjetër qeverisës. Sipas tij LDK-ja nuk do ta lëshojë Prishtinën. Besoj se qytetarët e Prishtinës do të votojnë prapë LDK-në për katër vjetët e ardhshëm. Jemi të bindur në fitore, prandaj LDK-ja nuk do ta lëshojë Prishtinën,-tha Hoti për Epokën e re. Sipas raporteve Hoti ka vlerësuar se PDK-ja e ka trajtuar keq Komunën e Prishtinës, duke e bllokuar Ligjin për Prishtinën dhe procesin e zhvillimit të saj. Z. Musmurati është zëvendësministër i Pushtetit Lokal. Për të pasur gjasa partia e tij në Prishtinë ai është dashur personalisht të kujdeset më shumë për Prishtinën si kryeqytet, partia e tij e ka bllokuar Ligjin për Prishtinën, partia e tij e ka bllokuar ndërtimin e unazës te hekurudha, partia e tij e ka trajtuar Prishtinën shumë më keq se çdo komunë tjetër.Si mund tash të pretendojë të fitojë Prishtinën?!, ka pyetur Hoti, duke shtuar se PDK-ja nuk mund të synojë fitore në Prishtinë, meqë është partia e tretë dhe në çdo palë zgjedhje ka shënuar rënie, përderisa LDK-ja ka pasur rritje. Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-ja e ka filluar mandatin me shtatë këshilltarë komunalë, ndërsa është duke e përfunduar vetëm me pesë prej tyre. PDK-ja është partia e tretë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. PDK-ja e ka filluar mandatin në vitin 2010 me shtatë këshilltarë komunalë, ndërsa po e përfundon me vetëm pesë, ngase po ikin këshilltarët nga kjo parti. Ndërsa LDK-ja e ka filluar mandatin me 25 këshilltarë komunal, ndërsa po e përfundon me 30, është shprehur Hoti, raporton ‘Indeksonline’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›