E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romët e kërcënuar me dëbim, AI: Shqipëria, asnjë masë për strehim

aiTiranë- Mbi fatin e për 37 familje rome në Tiranë, të cilat rrezikojnë të përzihen nga banesat, të cilat do ti kthehet ish-pronarëve, ka reaguar sot përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Amnesty International.

Rreth 37 familje rome në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka ku ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë marrë masa për të siguruar ndonjë strehim alternativ për romët, thuhet në reagimin e AI-së.

Më herët ka reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit, i cili i ka bërë apel Bashkisë Tiranë që të gjejë një strehim alternativ për këto familje, para se ti nxjerrë nga banesat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›