Qetëson Neymar: Ndihem mirë, jam gati të stërvitem me Barçan
Neymar foli në Bangkok mbi sëmundjen e anemisë dhe se ka humbur 7 kilogramë:
“…Unë jam më mirë. Mjekët janë duke më trajtuar mua, por unë ndjehem mirë e gati për tu stërvitur”,- tha ai në lançimin e disa produkteve të Nike.
Braziliani dëshiron që të fillojë ‘La Liga’ dhe të fillojë për të luftuar për të gjithë titujt me Barçan:
“… Kam pritjet më të larta. Dëshiroj të bëhem mirë dhe të përshtatem më shpejt. Shpresoj se ky të jetë një sezon i veçantë dhe të fitoj tituj”.