E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënkryetari i Kuvendit/ Përmenden emrat e parë në PS, Dokle e Dade kandidatë

Partia Socialiste nuk po përballet vetëm me debatet që vinë si rezultat i humbjes së zgjedhjeve. Grupe të ndryshme brenda Partisë Socialiste kanë nisur të luajnë gurët për të qenë ata emri që do të mbajë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Post ky që me ligj i takon opozitës parlamentare. Kështu një numër jo i vogël figurash të vjetra të Partisë Socialiste janë rreshtuar në një përpjekje për të fituar simpatinë e kreut të Partisë Socialiste për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqiperisë të dalë pas 28 qershorit. Arta Dade apo Namik Dokle janë personat të cilët më së shumti po bëhen emra të lakueshëm në partinë e vetme opozitare për të marrë numrin dy të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak javë nga ndërtimi i qeverisë së re dhe i parlamentit të ardhshëm, Dade dhe Dokle janë padyshim figura përfaqësuese të së majtës shqiptare dhe me një staturë dhe kontribut jo të vogël, të tjerë emra duket se do të dalin në vijim në pah si një përpjekje për të marrë detyrën më të lartë instituciaonle të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›