Vizat, KE: Të përkushtuar për liberalizmin

Komisioni Europian shikon me vëmendje të madhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Lajmin e ka konfirmuar i ngarkuari me punë i Delegacionit të KE në Shqipëri, Garrido Ruiz gjatë aktivitetit përmbyllës të projektit për zbatimin e "Strategjisë Kombëtare për Migracionin në Shqipëri". "Lidhja e qartë mes migracionit të rregullt dhe liberalizimit të vizave nuk mund të anashkalohet, dhe unë do të doja ta shfrytëzoja këtë rast për të rikonfirmuar përkushtimin e patundshëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë.
Ne e dimë se sa i rëndësishëm është liberalizimi për ta. Gjithashtu besojmë se nëse Shqipëria vazhdon të përparojë dhe nëse kushtet plotësohen, ajo do t'i bashkohet fqinjëve të saj së shpejti", u shpreh Ruiz. Ndërsa ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Viktor Gumi kërkoi më shumë financime nga qeveria për migracionin dhe menazhimin e reminitancave.
I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori italian në Tiranë, Saba Delia, tha se ky projekt është mbështetur nga qeveria italiane në masën 140 mijë euro. Projekti i cili ka nisur që në vitin 2007 e deri më 2009 ka ndihmuar në disa aktivitete të përzgjedhura në stratëgjitë kombëtare për migracion. Përmes projektit është bërë e mundur eksperimentimi i një numri iniciativash, grumbullimi i eksperiencës së fituar dhe praktikat e mira dhe të formulojë plane për të ecur më tej me formulimin e strategjisë dhe planet e ardhshme për menaxhim.