Nenkryetarja e pare
Eshte e vetmja femer ne Kosove qe mban poziten e nenkryetares se komunes.
Perderisa ne te gjitha komunat e Kosoves zv.kryetaret jane meshkuj kjo nuk ndodh edhe ne Vushtrri. Xhevahire Izmaku ka lene poezine per tu marre me politike. Ne poziten e nenkryetares se Komunes ajo eshte vendosur ne zgjedhjet e vitit 2007.
Dikur poete e tash pjese e politikes. Xhevahire Izmaku karrieren e ka filluar me gazetari per te kaluar me pastaj ne zedhenese te Komunes se Vushtrrise. Pervec kesaj ajo ka punuar si menaxhere e Komunikimit ne Institutin e Kosoves per Administrate Publike ne Qeverine e Kosoves derisa ne mungese te votave per tu zgjedhur deputete ne Parlamentin e Kosoves ne zgjedhet e vitit 2007 asaj iu ofrua pozita e nenkryetares se Komunes se Vushtrise pozite te cilen vazhdon ta ushtroje.
Izmaku thote se e ka lene anash poezine sepse mendon qe edhe politika eshte njelloj arti.
147Madje edhe ne filozofi thuhet se politika eshte arti i se mundshmes148 thote Izmaku per Express.
Ajo e di se femra ne Kosoves ne vendimmarrje eshte pak e lene anash por thote se me pune arrihet cdo synim. 147Nuk po them qe eshte komplet faji i burrave politikane per kete pasqyrim por ndonjehere edhe ne hezitojme per te marre pozicionin te cilin e synojme. Mirepo nese ke vullnet per te bere dicka e arrin148 thote e bindur nenkryetarja Izmaku.
Pervec pozicionit politik ne Komune Izmaku thote se ka zhvilluar edhe pune te cilat nuk lidhen fare me politiken.
147Kam komunikuar me qytetare per te gjitha problemet qe i kane rrethuar. Prej mungeses se kanalizimeve kerkesave per punesim e shume probleme te tjera qe vazhdimisht i kane preokupuar qytetaret e Vushtrrise dhe fshatrave perreth148 thote ajo.
E te gjitha keto arritje e kane bere ate qe te ndjehet shume me mire perballe vendasve te saj ne pozicionin e nenkryetares te cilin eshte e vetmja qe e ushtron ne Kosove.
Per t146ju shpaguar mundi dhe suksesi i saj Xhevahire Izmaku fitoi edhe ne zgjedhjet e dyta gjate vitit 2009 poziten e njejte nenkryetare e Komunes. 147Mendoj qe kam treguar rezultat i kam dhene energji nje qyteti qe ka qene i pazhvilluar sic ka qene komuna e Vushtrrise148 thote e bindur Xhevahire Izmaku sipas te ciles posti i saj ne Komunen e Vushtrrise ka bere qe edhe grate ta kene me lehte te drejtohen tek ajo.
147Grate drejtohen shume me lehet tek une e kane deren hapur per cdo lloj kerkese qe ato kane. Edhe nese une nuk kam mundesi per ekzekutim te ndonje kerkese qe ato kane mundohem qe te pakten moralisht te jem afer tyre148 vlereson nenkryetarja e Vushtrrise Xhevahire Izmaku.
Por ambiciet e saj per ta perfaqesuar rolin e femres ne politike nuk perfundojne ketu. Pos nenkryetares Izmaku eshte edhe ne listen e PDK-se per zgjedhjet e 12 dhjetorit si kandidate per deputete ne Kuvendin e Kosoves.
Ajo ka vendosur ta beje nje gje te tille per nje arsye te vetme. 147Pervec ambicieve te cilat me kohe ndryshojne une po e bej nje gje te tille qe zeri i gruas dhe qytetit tim te degjohet edhe jashte Vushtrrise. Ka ardhur momenti qe interesat e tyre t146i perfaqesoj ne nje nivel me te larte148 sqaron Izmaku per Express.
Po edhe pse po kalon neper nje periudhe dinamike te fushates parazgjedhore ajo nuk e ka lene anash punen e saj aktuale. 147Po mundohem qe te gjitha ato projekte qe kane mbetur ne gjysme t146i perfundoj ne menyre qe mos te shkeputem nga nenkryetarja. Une do te gjej kohe per te gjitha deri ne momentin kur te perfundojne zgjedhjet normalisht nese do te jem ne parlament148 pohon Xhevahire Izmaku.
E pos titullit nenkryetare e Komunes e se fundmi edhe deputete Izmaku eshte edhe nene.
Ajo ka nje vajze 15-vjecare per te cilen thote se eshte krahu i saj i djathte.
147Ajo vazhdon ta ndjeje mungesen time sepse eshte ne moshen kur ka me se shumti ka nevoje per mua. Megjithate eshte shume e cuditshme qe ajo eshte kthyer e po merret me mua. Me jep kurajo kur jam e lodhur148 kujton Izmaku.
Mirepo edhe pse e angazhuar ne rolin e politikanes dhe atij te nje nene Izmaku nuk e ka lene anash as profesionin e saj te pare poezine.
147Une jam drejtoreshe e dy festivaleve te poezise ne Vushtrri 145Festivalit Nderkombetar te Poeteshave146 dhe ngjarjes qe tashme po behet tradicionale jo vetem ne Vushtri po edhe me tutje Ditet e Hasan Prishtines148 thote e bindur ajo.
Edhe nese e harron rolin e poetes Izmaku thote se ate vazhdimisht ia kujton babai i saj.
147Ndonjehere kur flas per te arriturat e mia ne politike babai im me thote qe mos ta harroj edhe poezine. Sepse kam nje jete qe e kam kaluar me kulturen dhe artin. Per kete edhe njerezit qe merren me kulture ne komune ndihen shume te afert me mua148 thote ajo.
Sidoqofte Xhevahire Izmaku do te vazhdoje ta perfaqesoje zerin e gruas ne politike. Thote se e urren rolin e viktimes per kete arsye do te vazhdoje te ndjeke rrugen e ambicies per ta luftuar kete dukuri.