Thaci Partite te bejne fushate te ndershme
Kryeministri i Kosoves njekohesisht kreu i PDK-se Hashim Tahci u ka kerkuar te gjitha partive politike qe te bejne fushate te ndershme zgjedhore. Kete deklarate Thaci e ka bere ne nje ceremoni ku Partise Demokratike te Kosoves i jane bashkuar 50 profesore dhe asistente te Universitetit te Prishtines. Sipas Thacit PDK-ja eshte nje familje e madhe e cila ka ditur te krijoje institucione dhe ti ruaje ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosoves ka ditur ta braktise qeverine. PDK-ja sipas Thacit nuk eshte vetem parti politike por edhe levizje gjithe popullore ne te cilen kane vend te gjitha shtresat e shoqerise. Sipas kryetarit te PDK-se kjo parti do te fitoje zgjedhjet e 12 dhjetorit per faktin se ajo pos tjerash eshte partneri me serioz i SHBA-se. Ndryshe Thaci derisa u shpreh i bindur ne fitoren e PDK-se ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ai ne rolin e Kryeministrit kerkoi nga partite politike qe te zhvillojne nje fushate te ndershme qe do te ishte shembull edhe per vendet tjera.