Investime ne rrjetin elektrik
KEKu ka njoftuar se me qellim te rritjes se sigurise se furnizimit ofrimit te sherbimeve me kualitative dhe rritjes se vleres se Distribucionit po vazhdon me investime ne Rrjetin e shperndarjes te energjise elektrike. Per kete qellim eshte nenshkruar kontrata per rinovimin e trafostacionit TS 110/35 kV Palaj ku do te ndertohet edhe nje linje e re 110/35 kilovolt. Financimi do te behet nga vete Korporata.
147Investimi i sotem e ben me te sigurte funksionimin e hallkave te Korporates perkatesisht minierave dhe distribucionit si parakusht per hallken tjeter sigurimin e prodhimit konstant te energjise elektrike. Nga investimi perfitojne shume edhe konsumatoret148 thuhet ne nje komunikate per media te KEKut.
Me rindertimin e trafostacionit Palaj furnizimi i Mihjeve me energji elektrike sigurohet ne nivel te mjaftueshem sigurohet furnizimi i pompave te ujit te Ferronikelit ne Bivolak si dhe i banoreve ne rrethinen e trafostacionit.
Aktualisht ky trafostacion furnizohet nga nje largpercues 110 kV i vetem dhe nuk e ploteson kriterin e furnizimit N-1. Kjo do te thote se pas kryerjes se investimit ne rast te ndonje prishje konsumatoret e lartshenuar do te kene daljen rezerve dhe nuk do te mbesin asnjehere pa energji elektrike.
Per rindertimin e trafostacionit eshte gjetur zgjidhje teknike me shkycje minimale te cilat jane te durueshme per Mihjet ne menyre qe mos te rrezikohet furnizimi me qymyr i Termocentraleve. Investimet ne Rrjetin e Shperndarjes po behen edhe ne lokalitete tjera anekend Kosoves.
KEK se fundmi ka zgjeruar rrjetin me nje transformator 35 kV 8 MVA ne Fushe Kosove ka perfunduar zgjerimin e Prishtines II 110 kV dhe po ben investime edhe ne pjeset tjera te rrjetit permes investimeve vetanake. Po punohet per ndertimin e nenstacionit 110 kV kilovolt Vaganice Prishtina VI dhe Gjilani V gjithashtu po punohet ne Prishtinen I 110 kV e ne shume projekte tjera per perforcimin e Rrjetit shperndares. Keto investime po behen me qellim qe te krijohet siguri me e madhe e furnizimit te eliminohen fytet e ngushta dhe konsumatoret te kene sherbime sa me cilesore.