Nënpresidenti Bajden: Pheniani do që të tërheqë vëmendjen me raketat
Nënpresidenti
amerikan Xho Bajden nuk i dha shumë rëndësi hedhjes së shtatë raketave
balistike të Koresë së Veriut, duke e quajtur një veprim për të tërhequr
vëmendjen.
Në një intervistë sot për televizionin ABC, zoti Bajden tha se veprimet e Koresë së Veriut janë bërë porthuajse të parashikueshme.
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa në Detin e Japonisë të shtunën. Veprimi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe ishte në shkelje të rezolutave në të cilat i ndalohet Phenianit që të ndërmarrë aktivitete të lidhura me raketa balistike.
Zoti
Bajden thotë se administrata e presidentit Obama ka arritur me sukses të arrijë
konsensus mes të gjitha vendeve që janë të rëndësishme për Korenë e Veriut,
përfshirë Kinën dhe Rusinë, për të ndjekur një rrugë të përbashkët të izolimit
të mëtejshëm të qeverisë së Phenianit. //kk//