E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënpresidenti Bajden feston 4 korrikun me trupat në Irak

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden e kaloi ditën e fundit të vizitës në Irak, duke festuar ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, me trupat amerikane në Bagdad.

Nënpresidenti falenderoi trupat për shërbimin e tyre dhe mori pjesë në një ceremoni për më shumë se 200 ushtarë që morën shtetësinë amerikane.

Zoti Bajden paralajmëroi udhëheqësit e Irakut se Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të pranishëm për të ndihmuar nëse vendi  përfshihet përsëri nga dhuna sektare, tani që trupat amerikane të luftimit janë tërhequr.  //mm// 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›