Rama: Marrëveshja, pazari më i turpshëm
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi të shtunën mbrëma rreth marrëveshjes për krijimin e një qeverie të përbashkët mes Partisë Demokratike të Kryeministrit Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës.
Ai e quajti këtë marrëveshje pazarin më të turpshëm të 18 viteve të fundit. Zoti Rama e cilësoi kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim si një patericë që ngriti dhe mbajti në këmbë kryeministrin Sali Berisha.
Zoti Rama tha se me këtë veprim zoti Meta tradhëtoi edhe mbi 80 mijë votuesit e tij të cilëve u kishte premtuar rrëzimin e kryeministrit të Sali Berisha.//rd//