Vjen përgjigjja e Metës: E pranoj ftesën e Berishës, kryetarit të koalicionit fitues në zgjedhje
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pranoi të shtunën ftesën e Kryeministrit Sali Berisha për bashkëqeverisjen e ardhshme të vendit. Gjatë një konference për shtyp kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se, “me përgjegjësi historike dhe atdhetare e pranojë ftesën e kryetari të koalicionit fitues, z.Berisha për të filluar negociatat paraprake dhe për të realizuar me transparencë të plotë programin e qeverisë të integrimit europian. Pasi jam konsultuar edhe me aktorë të rëndësishmë vendas dhe ndërkombëtar që kërkojnë forcimin e stabilitet në vend dhe përshpejtimin e reformave, vendosa të pranoja këtë ftesë". tha Meta
Duke u ndalur tek ky koalicion Meta pohoi se, " pas gjithë këtyre përpjekjeve të pandërprea që unë kam bërë me PS-në, për më shumë se 1 vit për të parandaluar këtë që ndodhi , mendoj që sot të kontribuojë si një faktor stabilizues dhe garantues në maksimumin e mundshëm për një qeveri që do ti shërbejë interesave shumë më të gjera se sa koalicionit fitues". Ai tha se "Marrëveshja Rama-Meta është e pamundur dhe prodhon vetëm krizë dhe asgjë tjetër,- duke shtuar se,- Shqipërina dhe shqiptaret kërkojnë mesazh stabiliteti për të ardhmen". I pyetur nëse kjo kjo bashkëqeverisje do të bëjë të mundur liberalizimin e vizave për këtë vit, Meta tha se, “programi i kësaj mazhorance të re, të djathtë dhe të majtë, do të garantojë të gjitha ato prioritete që kanë të bëjne me intregimin europian të Shqipërisë dhe në afatin më të shpjetë do të realizojmë liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët”. Në vijim të deklaratës së tij, Kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se " koalicioni Berisha- Meta do të jetë një koalicion transparent."
...