E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, kredi te buta per Shqiperine

Fatjona Mejdini

Kredi te buta per Shqiperine nga Kina, ne funksion te infrastruktures si dhe nje fluks me te madh te biznesit kinez per te investuar ne Shqiperi. Ky ka qene premtimi qe ka marre kryeministri Berisha, teksa zhvilloi nje takim me homologun e tij kinez, Wen Jiabao ne kuader te vizites se tij ne Pekin. Gjate takimit, ne kuader te marredhenieve te shkelqyera mes dy vendeve, kryeministrit Berisha iu premtua nje grand prej 10 milione yen. Kryeministri kinez u shpreh i gatshem per t'i akorduar Shqiperise, kredi te buta per projekte, te cilat lidhen me modernizimin e doganave, ne fushen e arsimit dhe shendetesise. Njeheresh gjate takimit mes dy kryeministrave u ra dakord qe nje delegacion ekspertesh nga Kina, do te vizitojne Shqiperine per te diskutuar mbi projektet ne fushen e bujqesise dhe brenda vitit do te mblidhet ne Pekin, komisioni i perbashket i punes. Dy kryeministrat gjate takimit te tyre vleresuan se marredheniet mes Kines dhe Shqiperise, kane hyre ne nje faze te re dhe ketu nje rol te vecante merrte bashkepunimi ekonomik. Nga ana e tij, kreu i qeverise shqiptare, Berisha e siguroi homologun e tij kinez se qeveria qe ai drejton do te krijoje cdo lehtesi te mundshme ligjore per bizneset kineze, qe jane ose do te vijne per te investuar ne vend. Sipas Berishes, me anetaresimin ne NATO, Shqiperia behet nje vend edhe me i sigurt per investitoret kineze. Kryeministri Berisha i shpjegoi kryeministrit kinez Jiabao, se Shqiperia ndonese nje vend i vogel ka potenciale te shumta minerare ne krom, baker, nikel etj., si dhe potencial te madh investimesh ne infrastrukture. Po keshtu te dy bashkebiseduesit theksuan se marredheniet mes dy vendeve mund te zgjeroheshin dhe ne fusha si bujqesia, shendetesia, arsimi, duke qene se kete vit festohet edhe 60 vjetori i miqesise Kine-Shqiperi. Kryeministri i Kines nga ana e tij vleresoi se marredheniet shume te mira mes dy vendeve, ndikojne qe keto dy shtete ta mbeshtesin njera -tjetren edhe ne planin shumepalesh nderkombetar. Sipas tij, Kina mbetet e vendosur te zhvilloje dhe intensifikoje marredheniet politike dhe ekonomike me Shqiperine. Po keshtu, kryeministri Jiabao theksoi gjithashtu se qeveria kineze eshte e gatshme te zgjeroje bashkepunimin ekonomik dhe financiar per te perballuar efektet e krizes ekonomike boterore. Ne lidhje me marredheniet diplomatike nderkombetare, kryeministri Berisha rikonfirmoi qendrimin e palekundur te Shqiperise per nje Kine te vetme dhe vleresoi Kinen si nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne bote, u shpreh se pavaresia e Kosoves, i sherben forcimit te paqes dhe sigurise ne Ballkan. Po keshtu te dy kryeministrat u shprehen se forcimi i marredhenieve kulturore eshte shume i rendesishem. Ne kete kuader, te dy palet rane dakord te organizojne veprimtari kulturore per te kremtuar 60-vjetorin e marredhenieve diplomatike midis vendeve.

Vizitat

Gjate vizites se tij ne Kine, Berisha mori pretimin se Presidenti dhe kryeministri kinez do te vizitojne se shpejti Shqiperine. Pritet qe gjate ketyre vizitave, te nenshkruhen marreveshje per nje bashkepunim te metejshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›