E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Rusi

Rusia dhe SHBA-ja nënshkruan sot marrëveshjen a parë ndërmjet dy vendeve gjatë vizitës dyditore të presidentit amerikan Barak Obama në Moskë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass. Dokumenti në fjalë është një memorandum për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë, njoftoi Itar-Tass. Memorandumi u nënshkrua nga zëvendësministrja ruse e shëndetësisë, Veronica Skvorzova dhe nga ambasadori amerikan në Moskë, John Bayrle. Shëndetësia është një nga çështjet kryesore të reformave të administratës Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›