E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet marrëveshja për thellimin e Bunës

Shqipëria e Mali i Zi kanë nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për thellimin e shtratit të lumit Buna.

Marrëveshja është nënshkruar në Bashkinë e Shkodrës nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe ministri i Bujqësisë dhe të Administrimit të Ujrave të Malit të Zi.

Në fjalën e tij ministri Mediu theksoi se duhet të fillojnë menjëherë disa ndërhyrje emergjente në lumin e Bunës por theksoi se këto ndërhyrje do të bëhen në bashkëpunim me palët maqedonase
 

Marrëveshja mes dy vendeve parashikon riparimin e argjinaturave dhe marrjen e masave kundër përmbytjeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›