E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protesta jone do te vazhdoje

Nën moton “Saliu dështoi, transparencë”,opozita e bashkuar nisi protestën në Durrës. Në vijim të turit të saj , kreu i saj Edi Rama deklaroi se nuk do tu ndahet protestave për transparencën e zgjedhjeve dhe krizën ekonomike që sipas tij ka pllakosur vendin.

“Hapja e kutive dhe hetimi i zgjedhjeve të shkuara garantojnë të ardhmen e gjithsecilit. Sot Shqipëria është e pashpresë dhe akoma më e varfër do të jetë në qoftë se populli nuk rizgjedh një qeverisje më të drejtë. Qeveria e Sali Berishës ka lënë në baltë qeverinë Shqiptare duke vjedhur votat, ndërsa ne nuk arrijmë të përballojmë problemet që shqiptët mbajnë mbi kurriz”.

Kreu i PS ndërsa bëri fajtor kryeministrin Berisha për dështimet në qeveri, theksoi se të gjithë shqiptarët nuk do të heqin dorë për ëndrrën europiane.

“Saliu e la Shqipërinë pas derës së Europës, duke iu refuzuar statusi i vendit kandidat e duke bërë që Bashkimi Europian të mos celë anëtarësimin për në Europë, ndërsa ka një fajtorë për në dyert e Europës, ky fajtor është Berisha”.

Edi Rama ndërsa foli për çmimet të cilat duhet te paguajne shqiptarët, e quajti qeverisjen e tij të deshtuar.

“Ne jemi këtu për të vazhduar betejën për të cliruar zgjedhjet e ardhshme, përsa kohë qe nuk do të clirohen zgjedhjet, nuk do të jenë të lira dhe këtë e vret borxhi që rëndon mbi shqiptarët per të prerë shirita Berisha”.

Në këtë protestë të pranishëm ka qënë Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ndërsa deklaroi përpara simpatizantëve se qeveria po merr kompetencat e Bashkisë e ndërsa me të njëjten vijë qëndroi dhe Nard Ndoka, kreu i PDK-së ndërsa fajësoi maxhorancën duke e cilësuar se ka një frikë nga opozita. Përfaqesuesi i PBDNJ, Vangjel Dule, sikurse dhe të pranishmëve të tjerë theksoi se qeveria është e korruptuar dhe ilegale ndërsa ajo mban shqiptarët në dyer e Evropës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›