Nënstacioni i Kasharit,Prifti inspekton punimet

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti inspekton punimet në nënstacionin e Kasharit. Investimi i realizuar në këtë nënstacion kap vlerën e 35 milion eurove dhe pritet që të përfundojë në fund të këtij viti.Sipas ministrit Prifti ky investim është shumë i rëndësishëm ne aspektin energjitik .
Ndërkohë përsa i përket një tjetër vepre energjitike sicc është hidrocentrali i Zhurit i cili ka shkaktuar mjaft debate Prifti u shpreh se së shpejti do të fillojnë tratativat me qeverinë e Kosovës. Gjithsesi ministri deklaroi ndër të tjera se do mbrohen interesat kombëtare të vendin.
Nënstacioni i Kasharit do të ketë gjithashtu edhe një dispeceri mjaft moderne e cila do të kontrollojë të gjitha nënstacionet në Shqipëri.Ky nënstacion do të jetë me mjaft rëndësi për kontrollet duke përmendur faktin se dispeceri ekzistues është i vjetër.