E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëntë ‘Tony’ për Librin e Mormonëve

Muzikali ''Libri i Mormonëve", i autorëve të serialit televiziv ''South Park", fitoi të dielën mbrëma nëntë shpërblime teatrore Tony si muzikali më i mirë. Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 08:37

Trey Parker dhe Matt Stone, krijuesit e ‘South Park” gjetën një bashkëmendimtar tek Robert Lopes, i cili, përveçqë shkroi skenarin për muzikalin ‘Avenyja Q” të shpërblyer me Tony Awards, u përkujdes të shkruaj edhe muzikalin e tyre, që në mënyrë simpatike përqeshet me mormonët. Megjithëse, ky muzikal doli të ishte triumfuesi absolut në Broadway.

Shfaqja për dy misionarë mormonë në Ugandë fitoi shpërblimet për muzikalin më të mirë, librin më të mirë, regjinë më të mirë të muzikalit, muzikën më të mirë, aktoren më të mirë, si dhe katër shpërblime të tjera teknike. Muzikali ishte nominuar për 14 shpërblime, andaj, gjithsesi që ishte favorit kryesor para ndarjes së shpërblimeve të sivjetme Tony, që konsiderohen shpërblimet më televizive me peshë në SHBA.

''Kali i Luftës", një rrëfim ky për një ushtar të Lutës së Parë Botërore, i cili është në kërkim të kalit të tij – i cili u rrëfye përmes një kombinimi të kukullave dhe të aktorëve - fitoi pesë Tony Awards, përfshirë këtu atë për realizimin më të mirë.

Nga ana tjetër, nga tre Tony Awards i fituan ‘Zemra Normale” dhe “Gjithçka Është e Mundur”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›