Nente vjet krijim i policise, vazhdojne sfidat kunder krimit
Policia e Kosoves edhe 9 vjet pas formimit te saj, vazhdon te sfidohet nga krimi i organizuar, por edhe nga probleme te tjera ne sferen operacionale. Ekspertet e sigurise ne Kosove vleresojne se siguria ne veri te vendit eshte e brishte. Krimi i organizuar dhe veprat penale vazhdojne te mbesin sfidat kryesore, por edhe rutinore te Policise se Kosoves edhe 9 vjet pas themelimit te ketij institucioni. Zedhenesi i Policise se Kosoves, Veton Elshani, u shpreh dje se problemet te cilat e presin policine kosovare ne te ardhmen nuk do te dallojne shume nga punet rutinore dhe te zakonshme te cdo policie. "Sfidat, te cilat neve na presin, jane ato te zakonshmet qe e presin cdo polici ne bote e qe jane luftimi i krimit te organizuar, luftimi i te gjitha veprave penale ne Kosove, ne menyre qe qytetaret te kene nje jete te qete dhe te sigurt", thote Elshani. Gjate procesi te transformimit te ketij institucioni, pjesa me e madhe e pergjegjesive te policise se UNMIK-ut kane kaluar ne Policine e Kosoves ne pothuaj te gjitha komunat e vendit. Rajoni ku akoma nuk ka ndodhur nje gje e tille eshte qyteti i Mitrovices, ku policia vazhdon te operoje nen komanden e nje zyrtari nderkombetar. "Regjioni i Mitrovices eshte regjion me specifik, i cili deri me tani nuk ka kaluar ne tranzicion dhe ne tranzicion nuk ka kaluar vetem komandanti regjional. I kemi pasur edhe dy pika kufitare, te cilat jane djegur e jane shkaterruar, pra pikat kufitare me Serbine, ajo tek Zubin Potoku dhe Leposaviqi, e te cilat jane nen mbikeqyrjen e policise se UNMIK-ut", shpjegon Elshani. Sfide tjeter per punet policore, sipas zedhenesit te policise, do te jene edhe strukturat paralele serbe, por, sipas tij, keto struktura nuk ekzistojne ne sektorin e sigurise. Duke vijuar me tej, Elshani thekson se mekanizmat e vetem pergjegjes per siguri ne Kosove jane Policia e Kosoves, ajo e UNMIK-ut, si dhe KFOR-i.