Nentor, leku forcon pozitat ndaj euros dhe USD
Muaji nentor dhe javet e para te muajit dhjetor, jane karakterizuar nga nje forcim i lekut kundrejt dy valutave kryesore, dollarit amerikan dhe euros. Banka e Shqiperise ne analizen e zhvillimeve monetare per muajin nentor beri te ditur se monedha vendase, leku, u forcua 7.0 ndaj dollarit dhe 0.6 per qind ndaj euros ne terma mujore. Forcimi i shpejte i lekut kundrejt dollarit amerikan ka vazhduar te pasqyroje si levizjet ne tregun nderkombetar, ku kjo monedhe ka humbur pike kundrejt monedhes evropiane, ashtu edhe pranine e ofertes se larte te bankave ne kete valute. Ndersa, mungesa e kerkeses sezonale per euron e mbeshtetur dhe nga nje oferte relativisht e larte e bankave, ka ndikuar ne mbicmimin e lekut edhe kundrejt kesaj monedhe. Ne terma nominale vjetor efektive, leku rezulton i mbicmuar me 4,3 per qind. Sipas Bankes se Shqiperise, mbicmimi i lekut ne kembim me monedhat kryesore ka parandaluar efektet negative qe vijne nga rritja e cmimeve ne tregjet nderkombetare. Rritjen me te madhe, monedha vendase ka pasur ndaj dollarit, faktor ky qe ka dominuar ne frenimin e rritjes se cmimeve te naftes dhe te dritherave, te cilat ne tregjet nderkombetare kuotohen me valuten amerikane. Po keshtu, pozita e forte e lekut ndaj dollarit amerikan ka permbajtur tejcimin e rritjes se cmimeve nga tregu i huaj, ne ate vendas, sqaron Banka e Shqiperise ne analizen e saj per ecurine e kursit te kembimit gjate ketij viti. Gjithashtu, forcimi i lekut ndaj dollarit ka frenuar percjelljen e plote te rritjes se cmimit te drithit ne vend. Por, Banka e Shqiperise lajmeron se monedha vendase nuk do te jete kaq stabile, nese kriza energjetike do ta stimuloje blerjen e energjise jashte vendit. Ne tregun e brendshem valutor mund te shkaktohen lekundje te perseritura te kursit te kembimit, per shkak te kerkeses se larte te KESH-it, si operator per valute, me qellim kryerjen e transaksioneve per blerjen e energjise elektrike, pavaresisht nga cmimi.