E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nentori sjell Panairin e librit Tirana 2010

Tirane 28 tetor NOA/ Milena Selimi - Panairi i Librit Tirana 2010 ngjarja me e madhe kulturore e librit qe zhvillohet jo vetem brenda kufijve te Shqiperise por ne gjithe hapesiren shqiptare kete vit me pjesemarrjen e Kosoves Maqedonise Malit te Zi dhe diaspora mberrin ne edicionin e 13-te te tij.

Ai realizohet nen organizimin e Shoqates se Botuesve Shqiptare dhe cilesohet si nje nga ngjarjet me te rendesishme kulturore ne vend.

Panairi Mbarekombetar i Librit Tirana 2010 mbeshtetet nga Ministria e Kultures. Panairi do te nise ne date 11-15 nentor dhe mendohet qe edhe kete vit te vazhdoje tradita e dhenies se cmimeve kombetare qe jep SHBSH si Shkrimtari i Vitit dhe Perkthyesi i Vitit pa munguar edhe cmimet qe japin organizma te tjere.

Qellimi kryesor i organizimit te kesaj veprimtarie mbetet ekspozimi dhe publikimi ne menyre sa me te gjere i botimeve shqiptare kryesisht atyre te koheve te fundit.

Panairi i Librit te Tiranes prej vitesh eshte vendtakimi me i madh dhe me i rendesishem i autoreve shqiptare nga te gjitha trevat ku jetojne e punojne shqiptaret por edhe atyre qe vijne nga emigracioni.

Interes te vecante ngjallin per lexuesin dhe vecanerisht per median te ftuarit e vecante kryesisht shkrimtare te njohur vendas dhe te huaj qe pershendesin kete aktivitet te librit shkrimtare krijues autore te cilet marrin pjese ne mjediset e panairit gjate diteve te tij.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›