Gomaret e suksesshem

Cdo gje fillon me ardhjen e nje mesuesi idealist i cili perjeton dhunen e sistemit te ish-Jugosllavise. Eumlndrra e tij eshte te shkel ne token e Shqiperise pasi arrin ta kaloj kufirin ne menyre te cuditshme ai zhgenjehet nga toka meme duke marr rrugen kah dielli. Qetesine lumturine dhe sigurine ai e shpreson kah rruga e ndricuar e diellit. Behet fjale per protagonistin e filmit te metrazhit te gjate Gomaret e kufirit me skenar te Jeton Nezirajt dhe ne regji te Jeton Ahmetajt premiera e te cilit u dha te henen ne kinemane ABC ne Prishtine . Adhuruesit e filmit dhe shume regjisore disi me hamendje paksa edhe skeptike kishin ardhur ta shikojne filmin. Krejt befasisht si Boomerang u eshte perplasur kjo ngjarje duke u finalizuar me duartrokitje te gjata te publikut. Ishte paksa veshtire te percaktohet zhanri i filmit nganjehere shperthen jashte mase komedia e zeze derisa per nje moment drama ze vendin kryesor. Por megjithate tema ishte e plotesuar dhe terheqese. Ngjarja zhvillohet ne vitin 1968 ne zonen kufitare ne mes te Shqiperise dhe ish-Jugosllavise. Ne kohen e komunizmit ne Jugosllavi dhe Shqiperi kufiri ishte nen kontrollin e hekurt te ushtrive te te dy vendeve. Pasi qe ne zonen kufitare ishte nje burim uji i vetem fshatrat merrnin uje aty sipas orarit te rregullt nga ushtria.
Sinteza e fotografise
Nje veper arti e filmit nuk paraqet vetem nje realitet objektiv por edhe personalitetin subjektiv te artistit. Ne kete personalitet jane te perfshire pozita shoqerore botekuptimi horizonti kulturor i mjedisit dhe kohes ne te cilen artisti jeton etjhellip Cdo kuader e filmit Gomaret.... nuk shpreh vetem nje fragment te realitetit por edhe nje qendrim ndaj tij. Pozicioni perspektiva e aparatit marres zbulon edhe qendrimin e brendshem te autorit. Fotografia eshte ne nivel te kthjellet dhe e pershtatshme per kohen ne te cilen zhvillohet ngjarja. Peizazhi i thithur nga kamera zoteron atmosferen e vete qe nuk eshte nje fakt i thjeshtesise se objektivit por lind nga pjesemarrja e subjektit. Andaj Ahmetaj ka arritur te na bind me nje estetike te mirefillte te peizazheve dhe hapesirave te ndryshme.
Kalimi i kohes perbrenda ngjarjes qe zhvillohet ne te njejtin vend regjisori bukur e nderpret ate duke futur ne mes nepermjet montazhit nje skene qe zhvillohet ne nje vend te ndryshem nga i pari. Kthimi tek ngjarja dhe vendi i meparshem behet pas nje fare kohe cka kuptohet lehte. Kete e verejme tek skenat mes ushtarakeve serb dhe atyre te Shqiptar.
Regjisori kete e deshmon ne skenen kur ushtaret Jugosllave perpiqen te kembejne gomarin me njeriun. Ata afrohen afer kufirit duke kerkuar nga pjesa e Shqiptareve ta dorezojne robin tek Jugosllavet. Shqiptaret refuzojne nje akt te tille atehere Jugosllavet drejtojne armet tek gomari per ta vrare. Planet shume te aferta te automatikeve dhe ushtarakut Shqiptar alternohen me nje ritem aq te shpejte saqe krijon tek spektatori ndjesine se plumbi do te shpoje gomarin. Behet fjale qartesisht per perkthimin ne imazh viziv te nje imazhi letrar.
Loja e aktoreve
Dirigjimi i shendoshe ndaj vetes kontrollimi i frymemarrjes dhe degjimi i mjaftueshem reflekton bindshem tek aktoret Enver Petrovci Veton Osmani Hazir Haziri Cen Binaku Bislim Mucaj. Ata natyralizojne tekstin levizjet ne forme spontane anen e brendshme dhe te jashtme e aktivizojne ne situata te kerkuara nga regjisori. Petrovci ndeshet mire me personazhin Serb nje komandant i ushtrise kufitare serbe. Shpesh here i vrazhde por arrin pernjehere te kthehet ne gjendje te heshtur thjeshte nje oqean i cmendur i cili qetesohet menjehere. Po ashtu edhe Veton Osmani i cili interpreton nje mesues idealist e qe ne shpirt e ka Shqiperine arrin te na bind dukshem dhe ta misheroj personazhin e fjetur ne skenar. Ai ia jep frymen ritmin levizjet ia kap bukur mendimet pothuajse zhytet i teri pas sekreteve te tij. Edhe ushtari serb Hazir Haziri me nje folme te ushtruar mire na bind qe zoteron personazhin. Ne shperfaq momentet komike gjate dialogut me komandantin e tij Petrovcin.
Nuk mund te thuhet se ekziston levizje me karakteristike se ecja jo vetem sepse eshte personale por edhe per faktin se nje levizje e tille neper gjithe si eshte e pavetedijshme. Aktoret e filmit Gomarethellip kontrollojne me vetedije ne rastet kur ata shprehin dinjitet vendosmeri modesti koketeri vanitet etj. Levizjet e jashtme ata i shnderrojne ne shprehje te brendshme. Levizjet ata i kane shume te koordinuara te plasuara mire nuk devijojne. Edhe pse ecjet ushtarake jane me te vecanta aktoret e filmit arrijne ti pershtatin ne vete. Andaj levizja e jashtme ka vlere per aq sa shpreh artistikisht nje levizje e brendshme. Ne film luajne Veton Osmani Enver Petrovci Bislim Mucaj Hysen Binaku Arta Mucaj Shkumbin Istrefi Bajrush Mjaku Valina Mucolli Shpetim Kastrati Hazir Haziri Luan Daka Meli Qena etj... Nderkaq drejtore fotografie Afrim Spahiu e Shukri Kacaniku montazhi Agron Vula muzika Mendi Menxhiqi. Filmi eshte realizuar nga Filmmission dhe QKK.