E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqformimet e foshnjave tani zbulohen qe ne fetus

/ /

Duke marre vendimin e duhur nen keshillat e mjekeve ato do te kene mundesi te sjellin ne jete vetem femije te shendetshem dhe jo me keqformime te lindura. Gjithcka fale ASTRIA-s metodes me te re mjekesore per ekzaminimin e deformimeve te lindura. E instaluar ne vendet me te zhvilluara ajo tashme do te aplikohet prane maternitetit Koco Gliozheni. Financimi eshte mundesuar nga Ministria e Shendetesise. Nepermjet ketij sistemi informacioni krejtesisht i ri integrohen te dhenat shkencore dhe ndjekja mjekesore e nivelit te larte e po keshtu edhe menyra sesi trajtohet nje pacient dhe cndodh me te qofte nga ana mjekesore qofte dhe ajo menaxheriale duke perllogaritur sesa i kushton sistemit cdo pacient i trajtuar ne te tha ministri i Shendetesise i pranishem ne demostrimin e kesaj metode ne maternitetin Koco Gliozheni. Sipas tij ky sistem pritet te integrohet edhe ne qendrat e tjera me te rendesishme ne vend cka perben sfide per MSH. Specifika e ketij softi per problemet e obstetrike gjinekologjise lidhet me vdekshmerine foshnjore dhe amtare pasi ndihmon shume ne parandalimin e disa vdekjeve foshnjore te panevojshme u shpreh ministri i Shendetesise duke e konsideruar aplikimin e kesaj metode mjekesore arritje te madhe. Perfundimisht futemi ne aplikimin e sistemeve te integruara informatike qe ndihmojne ne cilesine e diagnozes mjekesore sepse mundesojne dhe konsultimin nga profesore e specialiste brenda dhe jashte vendit theksoi ministri Vasili. Ai nenvizoi se me ane te kesaj metode behet e mundur njohja e historise se semundjes se pacientit qe nga momenti i hyrjes ne sistem dhe me vone duke e pasur te skeduar elektronikisht.
Azhornimi i ketij softi me te dhena mjekesore ne cdo tre muaj e ben dhe nje biblioteke shkencore te rendesishme per te konsultuar dhe cilesine e diagnozen. Behet fjale per rrezikun per keqformime fetale te bebit ne tremujorin e pare te shtatzenise dhe kur eshte ne kohe per tu marre cdo lloj vendimi brenda limiteve kur mund te nderpritet shtatzenia sqaroi drejtoresha e maternitetit Kocio Gliozheni Rubena Moisiu. Sipas kesaj drejtoreshe sistemi Astraia u krijua dhe filloi te perhapet ne bote ne vitin 1999. Tashme ai aplikohet ne 50 qendra studimi ne 35 shtete. Ky ekzaminim mjekesor ben te mundur qe te jesh ne korrent te cdo problemi qe ka pacientja te cdo lloj medikamenti dhe sherbimi qe ajo merr ne institucion dhe nese ka dicka te gabuar krijohet mundesi per te nderhyre ne kohe tha Moisiu. Sipas saj kjo metode krijon mundesi per parandalimin e lindjeve me keqformime cka do te thote kapje qe ne fillimet e shtatzenise te femijeve me te meta pa qene e nevojshme te shkoje deri ne fund.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›