Monitorimi nga DigitAlb denoncimi i radhes ne KRT
Programet e platformes DigitAlb vazhdojne te vidhen me te njejtin intensitet nga televizionet kabllore ne te gjithe vendin pavaresisht denoncimeve te njepasnjeshme qe depozitohen prane Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit.
DigitAlb dorezoi kete jave ne KRT ankesen e radhes per miratimin e programeve nga TV kabllore bazuar ne monitorimet e kryera ne datat 2 3 4 dhe 13 nentor. Nga keto monitorime rezulton se ne Kavaje Tv kabllor 2ATV Multivizion vazhdon piratimet e ndeshjeve te futbollit dhe kanale te tjera te cilat jane pjese e platformes DigitAlb. Ne Fier Tv Kabllor Kombi vazhdon te piratoje rregullisht dhe me sukses kampionatet e ndryshme te futbollit sinjalin e te cilave si gjithmone e merr nga SKY dhe DigitAlb. Ne kete qytet vazhdojne te piratoje programet e DigitAlb edhe Tv Kabllor AVN me pronar Fatos Mihalin dhe Tv Kabllor Mediatel. Ne Permet Tv Kabllor Permeti me pronar Hajri Olldashi vazhdon te piratoje pa nderprerje programe dhe kanale te platformes DigitAlb. Ne Gjirokaster piraton rregullisht Tv Kabllor AL-TE me pronar Artan Qendro. Ne Sarande programet i vjedh Tv kabllor APT ne Polican Tv Kabllor Policani me pronar Hajri Olldashin dhe ne Berat Tv Kabllor Lapardhaja me pronar Shaban Merkaj. Ne Skrapar programet pirate shiten pa pengese nga Tv Kabllor Corovoda me pronar Luftar Dervishin ndersa ne Bilisht kete aktivitet e ushtron Tv Kabllor Bilishti me pronar Nevruz Mesulin.
Per te gjitha televizionet e permendura me lart DigitAlb ka dorezuar prane KRT-se edhe provat filmike qe vertetojne vjedhjen e programeve.