Pazari i fundit
Ky pazar i fundit i Topallit duhet pare dhe si nje pamundesi perfundimtare e shumices per ta zgjidhur kete krize dhe duhet hequr dore nga vazhdimi i negociatave me shumicen derisa Berisha te detyrohet publikisht ta terheqe mbrapsht kete deklarate. Ai duhet te shprehet nese qendrimi i zonjes Topalli ishte zyrtar apo jo dhe nese e pranon se eshte zyrtar opozita dhe te nderprese cdo negociate derisa shumica te terhiqet dhe te kerkoje falje per kete provokim
Nga Mero Baze
Ndonjehere te pasurit ne krye te parlamentit nje njeri qe nuk ka frike nga ato qe thote eshte fat. Sikur te ishim lodhur per nje kohe te gjate te gjenim fakte lidhur me dyshimet nese shumica ka prekur apo jo rezultatin e zgjedhjeve nuk do te gjenim kurre ate qe kryetarja e Kuvendit e tha dje publikisht me gojen e saj dhe qe e quajti Pazar i fundit zyrtar i shumices per tu mbyllur debatin mbi transparencen e zgjedhjeve. Une nuk di kush ka qene pazari i pare apo i dyte i pushtetit per kete debat jetik per ekzistencen e demokracise ne kete vend por di qe pazari i fundit ai qe u shqiptua publikisht nga kryetarja e Kuvendit ishte pranim i gjithckaje qe ka ndodhur dhe fund i kuptimit qe duhet te kete parlamentarizmi ne kete vend. Si pazar i fundit qe ishte prisja mos behej fjale per te mos u hapur gjithe kutite por disa prej tyre ndoshta ato me problematiket apo fjala vjen qe kutite te mos digjeshin derisa te perfundonte shqyrtimi i materialeve zgjedhore. Por koncepti i kryeparlamentares ishte teresisht i ndryshem ne sasi ne cilesi dhe ne koncept. Per ti rene shkurt ajo i tha opozites qe ta mbyllim kete punen e zgjedhjeve merrni kete Avokatin e Popullit Kaq eshte pazari i fundit i pushtetit.
Tashme ngelet te hetojme nese zonja Topalli e ka bere kete per te hedhur ne ere Berishen dhe per te radikalizuar situaten qe procesi i zgjidhjes se krizes te ndalet ose zoti Berisha sic po shihet perdite e me shume kerkon ta heqe qafe si bezdi kete grua dhe e nxjerr te beje perdite marrezira te tilla.
E themi kete pasi eshte e pabesueshme se si kryeministri mund te tallet keshtu me njerezit e tij. Njerin nenkryetar zotin Patozi e ka nisur te negocioje me Gramoz Rucin per detaje te transparences se zgjedhjeve nenkryetaren tjeter e ka leshuar te jape pazar te fundit qe nuk ka lidhje fare me transparencen ndersa vete ka qendrime te ndryshme edhe nga pergjigja zyrtare e Patozit edhe nga marrezite zyrtare te Topallit.
Por pertej hamendesimeve te shkaqeve qe shtyne zonjen Topalli te beje nje skandal te tille publik duhet te analizojme pasojat qe ka kjo per kulturen tone te parlamentarizmit.
Mesazhi i pare publik qe jep kryeparlamentarja e nje vendi qe kerkon te hyje ne Evrope eshte se kur grabitet pushteti duke denigruar voten e qytetarit partia e demtuar mund te kompensohet duke i dhene ndonje cope pushteti diku tjeter. Mjafton ky koncept qe te ngjethet mishi kur mendon se ky njeri ka ne dore fatet e parlamentarizmit ne Shqiperi. Edhe sikur kete gafe ta kishte bere ndonje deputet truthare e para qe duhet te distancohej duhet te ishte kryetarja e parlamentit e cila e ka te ngritur pushtetin e saj mbi mandatet e deputeteve dhe cilesine e zgjedhjes se tyre. Dhe kaq do te mjaftonte qe opozita te kerkoje urgjent doreheqjen e saj dhe te provoje pafund shkarkimin e saj per te deshmuar se nuk mund te pranoje provokime qe fyejne konceptin e saj per transparencen e zgjedhjeve.
Nje problem i dyte qe prodhon kjo deklarate eshte pikerisht perpjekja per ta fyer opoziten dhe per ta futur ate ne spiralen e pazareve per ate qe ka ndodhur. Zonja Topalli bile u nxitua qe tha ky eshte pazar i fundit pasi mund te thoshte ky eshte pazari im. Keshtu te nesermen mund te dilte dhe Flamuri te thoshte u jap si pazar komunen e Shishtavecit mund te dilte Albana Vokshi e te thoshte heq dore nga 60 perqind e naftes shqiptare qe kam marr qyl dhe ia jap keto Kastriot Islamit dhe mund ta qante fare kete pune Arben Imami po te dilte e te thoshte gjithe repartet ushtarake qe po privatizohen nuk do ti marre Zamiri me Sandrin por opozita. Ky eshte nje provokim i ndyre per te deshmuar se lidershipi i opozites nuk ka ceshtje parimore ne axhenden e tij por ka problem pazaresh te prishura. Pikerisht per kete shkak opozita duhet ta konsideroje kete provokim si nje arsye per te kerkuar shkarkimin e zonjes Topalli. E shkarkon dot apo jo kjo eshte nje ceshtje e dores se dyte por prova per shkarkimin e saj duhet bere ne shenje respekti ndaj parimeve te parlamentarizmit dhe degradimit qe ajo po i ben postit te spikeres se parlamentit.
Se fundmi ky pazar i fundit i Topallit duhet pare dhe si nje pamundesi perfundimtare e shumices per ta zgjidhur kete krize dhe duhet hequr dore nga vazhdimi i negociatave me shumicen derisa Berisha te detyrohet publikisht ta terheqe mbrapsht kete deklarate. Ai duhet te shprehet nese qendrimi i zonjes Topalli ishte zyrtar apo jo dhe nese e pranon se eshte zyrtar opozita dhe te nderprese cdo negociate derisa shumica te terhiqet dhe te kerkoje falje per kete provokim.
Une besoj se zonja Topalli ishte e sigurt jo se po thoshte ndonje gje qe e kuptonte por se e kuptonte qe ajo gje qe po thoshte e bente te sigurt pushtetin e saj. Ndaj nuk duhet falur.