Latinet e harruar

Ka shume debate per origjinen e arumuneve ne Ballkan perfshi edhe Shqiperine. Studiuesi Valentin Mustaka permes librit te ri nen titullin Latinet e harruar botimet Naimi jep nje pergjigje per kete debat ku ndryshe nga autore qe mbeshtesin per shembull origjinen greke pra si greke te romanizuar i mbahet idese se arumunet jane brezi i ushtareve te Cezarit.... Per here te pare publikojme nje dokument qe deshmon luften per varret midis arumuneve dhe filogrekeve ne fillim te shekullit XX
Ka shume debate per origjinen e arumuneve ne Ballkan perfshi edhe Shqiperine. Studiuesi Valentin Mustaka permes librit te ri nen titullin Latinet e harruar jep nje pergjigje per kete debat duke u mbeshtetur ne nje literature te gjere kryesisht perendimore. Ne kete kendveshtrim libri i tij mund te konsiderohet nje lloj antologjie per origjinen dhe historine e arumuneve te Shqiperise. Sic duket dhe nga titulli teza e tij eshte origjina latine romake e arumuneve te Shqiperise prurje qe lidhen me ushtrite e Cezarit gjate lufterave ne Ballkan ose kolone te derguar per popullimin e ketij rajoni. Duke cituar fragmente nga libri Akoma edhe sot ne Shqiperi e ne Pind eshte legjenda antike qe tregon romanizimin. Eumlshte populli qe pyet Pindin se Thoni male te larta/Thoni fusha thoni karavane/Trego Pind mbushur me dele/Tregoni ju cfare dini per ne/Tregoni popullin nga te cilet ne kemi ardhur/ Meqenese nga te tjeret/Nuk kemi mundesine te dime te verteten... Ne promovimin e librit organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve te Durresit ne mjediset e Torres autori Valentin Mustaka prezantoi si shtojce edhe vepren e Antonio Baldacit Arumunet e Shqiperise perkthyer dhe pergatitur per botim nga origjinali italisht nga Anna Tucci e Valentin Mustaka.
Mustaka ndryshe nga autore qe mbeshtesin per shembull origjinen greke pra si greke te romanizuar i mbahet idese se arumunet jane brezi i ushtareve te Cezarit por edhe n.q.s. kjo nuk do te ishte e vertete ata jane sigurisht brezat e ushtareve te konsujve Anicio dhe Paolo Emilio qe ne emer te Romes pushtuan dy shekuj para Krishtit Ilirine dhe Maqedonine duke pergatitur rrugen drejt Dacias.
Ne liber citohen autore dhe studiues te shumte si Gjergj Fishta qe shprehimisht ne nje artikull te tij thote Ne mjes te komit shqyptar jeton edhe nji popull tjeter qi nuk asht nji fisit me ne e ky popull jane Goget a se si i thrasin te huejt Kucovllahet. Tregime keso dore munden me vjefte si perpilim te historis komtare ashtu edhe per studim te gjuhes shqype. Ndersa Pukevili thote I kthehem ne pjese te tjera te vepres sime njohjes se ketij rajoni te Pindit Zagoria qe eshte krejtesisht i banuar nga nje komb ngulitja e te cilit ne Greqi Shqiperi daton qysh prej koheve te fundit te Perandorise se Poshtme. Diku tjeter kemi provuar historikisht sipas Tit Livit dhe Cezarit se shperngulja e vllehve per ne Shqiperi pati si shkak paresor shpernguljen e shqiptareve per ne Itali nga Pal-Emili. Gazetari me fame boterore Indro Montanelli shkruan Arumunet d.m.th. latinet me dhuntite e tyre per ekuiliber te zellit metodik per punen te lidhjes me token si kunderpeshe ndaj prirjeve shperberese qenderikese spekuluese... Ky arumun eshte nje element i lene pergjithesisht pas dore nga biografet e Shqiperise por mbi te cilin me te drejte Baldaci terheq vemendjen ne librin e tij klasik LAlbania - Shqiperia qe mbetet me i ploti dhe objektivi mes gjithe atyre ne cfaredo lloj gjuhe qe jane shkruar per kete ceshtje per Shqiperine. Ketu ne Shqiperi keta arumune perbejne nje pakice nje pakice te qete dhe punedashese qe marrin pjese aktivisht ne jeten e vendit. Por kjo pakice nuk eshte vecse gjymtyra e cunguar e nje njesie etnie ne Pind. Jane popullsi rumune ajo cfare ka mbetur nga Vllahia e Madhe te pastra nga ana racore nga ana kulturore. Iu kundervune dhunes turke dhe duke derdhur gjak mbeten te pavarur popullsi rumune pra romane pra me ndjenjen e se drejtes dhe te shtetit te rrenjosur ne ndergjegje me dashurine kryenece per token dhe punen. Qe jane dhe qe ndihen romane. Nga te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi kane qene me fatlumet ne fakt ata kane kater shkolla dhe shtate kisha sepse ne te gjithe Ballkanin shqiptaret jane pa asnje dyshim me te afertit me kete bote latine dhe me humanet. Valentin Mustaka citon edhe autore te tjere si Nikolla Jorga Edvin Jacques Serge Metais Oliver Jens Schmitt William Martin Leake Milan Shuflaj Zef Mirdita Mathieu Aref Nicholas Hommond Dhori Fallo Sami Frasheri Fatos Lubonja C. Burileanu etj.
Me perpara Valentin Mustaka ka botuar mjaft artikuj dhe libra si vepren studimore me dy vellime Neper labirintet e historise se arumuneve. Sic e vleresoi edhe kritiku Perikli Jorgoni nga studimi i vemendshem i gjithe vepres publicistike e studimeve te Valentin Mustakes arrijme ne perfundimin se kemi te bejme me nje hulumtonjes me kerkesa shkencore me nje studionjes qe ceshtjet qe parashtron i mbeshtet ne fakte e dokumente historike ne nje hulumtim te gjate neper trevat ku jane perqendruar arumunet me njohjen e plote te historise folklorit gjuhes etnografise e thesarit folklorik te tyre dhe mbi te gjitha te literatures vendase dhe te huaj mbi kete argument.
Dokument i pabotuar/ Lufta per varret midis arumuneve dhe filogrekeve ne fillim te shekullit 20
Ceshtja e varrezave vllahe viti 1906
Komuniteti yne nuk disponon nje vend ambient tonin per varreza. Nevoja per varreza ishte nje domosdoshmeri per komunitetin arumun ne vitin 1906. Meqenese dhespoti grek ndaloi atehere varrimin e arumuneve tone ne varrezat e perbashketa e te gjithe te krishtereve ortodokse nga qyteti i Korces ku varroseshin atehere te gjithe ortodokset e krishtere morem lejen me mirekuptim qe te disponojme nje cope truall toke qe ishte e komunitetit evangjelist per te varrosur te vdekurit derisa edhe komuniteti yne te disponoje nje terren per varreza. Ky cope trualli gjendet ne rreze te kodres te profetit Ilia. Komuniteti evangjelik prej dhjetera vjetesh kishte blere ate truall me dokumente zyrtare nga perfaqesuesi i vakefeve otomane i cili pretendon se e gjithe kodra e Shen Ilias u perket vakefeve otomane. Gjithashtu komuniteti grek pretendon se i perket kishes Shen Ilia vendosur ne maje te kodres.
Morem lejen si nga Komuniteti Evangjelik me aprovimin e autoriteteve lokale ne 27 korrik 1906 kur deshem te varrosnim te ndjerin Ilian Gacej protestuan greket kundra nesh dhe me force deshen te na ndalonin por mundem ta varrosnim me nderhyrjen e policise dhe te xhandarmerise.
Meqenese toka eshte shkembore dhe me shume zor rremohet vume punetore qe te rremojne token ne thellesi prej 1.50 m. Pasi kaluan nja tre muaj protestuan greket dhe me hodhen ne gjyq sepse po punoja ne pronen e tyre. Hyra ne gjyq ne te cilin moren pjese dhe Komuniteti Evangjelik si pronar i truallit dhe epitropi i pronave te vakefeve myslimane nga i cili u ble toka nga ana e Komunitetit Evangjelist. Gjyqi perfundoi ne favorin tone dhe keshtu qe nuk u shqetesuam me nga ana e grekeve. Pas nje viti reklamuan evangjelistet qe ta boshatisnim ta lironim token sepse kishin nevoje per te. Ndonese une u pergjigja atyre se sic kishim rene dakord ne marreveshje qe ne fillim duhej te kene durim derisa dhe shpenzuam me shume se 600 lei te reja te gjejme nje vend tjeter. Me gjithe kete u interesova qe te blinim token qe nen varrezat tona ne nje shtrirje prej 4.000 m2 duke patur fasaden ne rrugen kryesore Korce-Manastir per te cilen dhashe 200 lira flori turke por nuk pata sukses sepse kerkonin me shume prej 500 lira. E pamundur te gjenim ne tjeter care vend me qene se te gjithe pronaret e tokave jane grekomane ne dhe asnjeri nuk do te na shese me asnje cmim. Deshironim dhe ne nga zemra qe te mos i sillnim telashe shqetesime dhe pengesa K. Evangjelist u jemi drejtuar me peticion autoriteteve lokale vendase qe te na japin nje pjese nga trualli i kodres se Profetit Ilia toke jo produktive e pa rrethuar nje cope tokebosh dhe jo produktive dhe e derguam lutjen tone me lart. Ardhi pergjigje e favorshme pozitive qe te na japin nje pjese rreth 10.000 m2 prane varrezave aktualeduke paguar per cdo vit nje shume te vogel parash qeverise dhe ne te njejten kohe te shlyejme epitropin e vakefeve me nje shume te papercaktuar me qene se ai eshte pronar ne te drejte te ta shperblejme me te ardhurat e ketyre tokave.
Kur u emerua nje komision qe te ndaje token midis te cileve ishte edhe epitropi i vakefeve atehere ai deklaroj se kur fituat gjyqin nuk dergoi tapine tablikun ne Mitropoli nga shkaku se nuk kishte para te shpenzonte. Me qene se ne kishim me shume nevoje me te madhe se Ai qe te fitohej definitivisht ky gjyq paguam shumen qe nevojitej rreth 80 lei duke u derguar tablikun tapin grekeve ata bene rekurs ne Bitola ku u detyrova dhe une te vete duke marres persiper te paguaj dhe shpenzimet e epitropit te vakefeve ne ngarkim te komunitetit tone.
Dita e paraqitjes ishte me 26 shtator. Si vajtem ne Manastir morem pajtuam si perfaqesuesin tone dhe te epitropit te vakefeve avokatet Ferit beun dhe Karaiman efendi.
Gjyqi u shty per diten e 17 Tetor.
Shtator 1912
Leter e Papa Llambro Ballamacit e shkruar ne vitin 1912 marre prej autorit te librit Latinet e harruar Valentin Mustaka nga arkivi i familjes Ballamaci 4.5.1992.