E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një nga makinat e kryeministrit aksidentohet, rëndë shoferi

 Ngjarja ndodhi në rrugën drejt aeroportit të Rinasit, ku makina e parë e kryeministrit të vendit ka devijuar nga rruga, duke përfunduar në një kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit është plagosur rëndë, teksa është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Nga hetimet paraprake mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit. /Start/

                                                                                             2011-11-13 16:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›