Neonazistët grekë përleshen me policinë për emigrantët

Pesë persona janë arrestuar, tetë policë janë plagosur, një autobus policie dhe dy motoçikleta janë dëmtuar gjatë përleshjeve të mbrëmjes së djeshme.
Dhjetëra banorë u mblodhën dje para një fabrike jashtë funksioni afër portit, e cila shërben si vendstrehim i improvizuar për emigrantët pa dokumente.
Banorët protestonin për sulmin fatal ndaj një 30-vjeçari vendas. Javën e kaluar tre afganë sulmuan për vdekje një banorë pas dosa mosmarrëveshjesh.
Protesta e qetë u prish nga dhjetëra mbështetës të neonazistëve grekë të cilët filluan të përleshen me policinë.
Guvernatori i Greqisë Perëndimore, Apostolos Katsifaras, kërkoi që të rritet prezenca e policisë në qytet dhe të hiqen emigrantët nga fabrika në mënyrë që të qetësohet situata.
/Start/F. P/
2012-05-23 16:34